“Alarm për një shoqëri demokratike”, AGK-ja reagon ndaj thirrjes së Mehmetajt në Prokurori

"AGK-ja e shqetësuar me thirrjen nga Prokuroria për vepër penale ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj"

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj ftesës që i është bërë gazetarit Lirim Mehmetaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, AGK-ja ka shprehur shqetësimin e tyre ndaj kësaj thirrjeje, duke theksuar se kjo është alarm për një shoqëri demokratike.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale ‘nxitje të përçarjes dhe mosdurimit’ nga Neni 141 i KPR-së.

Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova.  AGK-ja, do të kërkojë informacionet zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika