Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sipas dëshmitarëve viktima vuante nga disa sëmundje kronike.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull, shtetas i huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.