Barazohen shifrat në çerekun e tretë të ndeshjes. Trepça është treguar një nuancë më e mirë se Ylli në periodën e tretë duke shkuar në franksionin e fundit me pikë të barabartë 51:51.
Franksioni i fundit në këtë ndeshje, pritet të përcakëtoj edhe fituesin.
Ylli ka shkuar në pushim të pjesës së parë me epërsi prej tre pikëve ndaj Trepçës.
Në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë është duke u zhvilluar ndeshja e katërt e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll, ku therandasit kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi 38:35, në ndeshjen e katërt të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Aktualisht, Ylli po udhëheq 2:1 me ndeshje në serinë finale, po ashtu nëse Ylli do të fitojë, siguron titullin e kampionit.
Çereku i dytë i takoj mitrovicasve 17:16, por e pamjaftueshme për të qenë në epërsi ndaj mysafirëve.
Te ekipa Ylli deri më tani po dallohen lojtarët, Erjon Kastrati me 13 pikë, dhe Tmusiq me 10 pikë.
Ndërsa nga ekipi Trepça, Purvis me 8 pikë dhe Gordon me 7-të sosh.
Palestra është e stërmbushur me shikues, ndërsa atmosfera është me shumë të brohoritura.
Përveç në tribuna, qindra shikues janë vendosur edhe në parketet e sallës. Pas çerekut të parë në epërsi është skuadra vendase, Golden Eagle Ylli.
Në garat e rregullta dy ekipet janbë përballur katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.
Trepça ngushton serinë në finalen e tretë të “plejoffit” në 2:1