Cameron e përmend vizitën e tij në Ballkan: Po investojmë në vende që kanë nevojë për stabilitet, si Kosova

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se po investojnë në vendet që kanë nevojë për stabilitet, duke theksuar në veçanti Kosovën

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në një video të shpërndarë në platformën “X”, ka përmendur Kosovën derisa ka folur mbi vizitën e tij që pati në Ballkan.

Ai ka thënë se po investojnë në vendet që kanë nevojë për stabilitet, duke theksuar në veçanti Kosovën.

“Kam vizituar Ballkanin ku po investojmë në vende që kanë nevojë për stabilitet, si Kosova. Dhe ne jemi duke punuar në të gjithë qeverinë, ne jemi një qeveri me një ekip, kështu që unë jam duke punuar”, ka thënë Cameron.

 

Cameron, më katër janar të këtij viti, zhvilloi vizitë njëditore në Kosovë, ku përsëriti se siguria e Ballkanit është interes nacional i Britanisë së Madhe.

Atij iu parashtruan disa pyetje për situatën në Kosovë nga deputetja Alicia Kearns.

Cameron ka theksuar se Britania vazhdon ta mbështetë politikën e dialogut.

Cameron flet në Parlamentin britanik: Duhet të tregojmë zhgënjim më të madh për Qeverinë e Serbisë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika