Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet në vend.
Sipas Haradinajt, Belgjika gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe “ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat”.