Filmi i producentit Driton Ramadani fitoi çmimin e filmit më të mirë në Arizona të ShBA-së

Filmi “Biznesi i kënaqësisë”, i regjisorit Goce Cvetanovski dhe producentit Driton Ramadani, fitoi çmimin e filmit më të mirë me ndikim në edicionin e 30-të vjetor të “Sedona International Film Festival” në Arizona të SHBA-së

Filmi “Biznesi i kënaqësisë”, i regjisorit Goce Cvetanovski dhe producentit Driton Ramadani, fitoi çmimin e filmit më të mirë me ndikim në edicionin e 30-të vjetor të “Sedona International Film Festival” në Arizona të SHBA-së.

Festivali u mbajt nga 24 shkurti deri më 3 mars dhe shfaqi filma të pavarur nga e gjithë bota.

Filmi nga Maqedonia e Veriut ka fituar më parë pesë çmime në festivale filmi, tri prej të cilave për filmin më të mirë artistik në Bullgari, Peru dhe Panama, po ashtu ka fituar një çmim special në Rumani dhe për kinematografinë më të mirë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

“The Pleasure Business” (“Biznesi i kënaqësisë”) ndjek historinë e një gazetareje, e cila është e fiksuar pas zhdukjes së shoqes së saj më të mirë, që më pas ajo përgatit një operacion të fshehtë për të ekspozuar një rrjet të trafikut të grave. Por, ndërsa bashkëpunëtorët e saj i afrohen shefit, situata del jashtë kontrollit.

Në rolet luajnë Musa Isufi, Sladjana Vujosevic, Ismail Kasumi, Damjan Cvetanovski, Osman Ahmeti, Eleni Dekidis, Mendim Murtezi, Egzona Salihu, Avni Dalipi dhe Katerina Kocevska, ndërsa skenarin e ka shkruar edhe Cvetanovski, shkruan ina. Producentët e filmit janë Driton Ramadani, Bogdan Jonçevski dhe Goce Cvetanovski. Filmi është xhiruar me mbështetjen e Agjencisë së Filmit.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika