Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke e uruar për detyrën e re. Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet pozitive ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar kontributin e tyre në zhvillimin dhe progresin e vendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ambasadori Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke e uruar ambasadorin Hargreaves për detyrën e re në krye të misionit britanik në Kosovë, kryetari Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu, Konjufca ka vlerësuar kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej.

“Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit.

Ndërsa, ambasadori Jonathan Hargreaves ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika