Në orët e hershme të mëngjesit Gjykata Speciale ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.
ZPS në një përgjigje për Portalin Dukagjini kanë thënë se “po kryejnë operacione të vazhdueshme”.
Policia e Kosovës po qëndron në fillim të lagjes ku banon Sylejman Selimi.
Po ashtu është raportuar të ketë bastisje edhe në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Por i njëjti ka mohuar raportimet se Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e tij.
Në një përgjigje për Dukagjinin, Kuçi ka thënë se është takuar me zyrtarë të Gjykatës Speciale vetëm per shkak të punës që bën dhe për shkak të angazhimeve që ka atje.
“Nuk ka pasur bastisje ne shtepine time. Jam takuar me zyrtare te Speciales vetem per shkak te punes qe e bej, per shkak te angazhimit qe e kam ne nje rast atje”, ka deklaruar Kuçi.