Arrestohen katër persona, konfiskohen rreth 4 mijë euro dhe lëndë narkotike mbi 7kg në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në dy raste të ndara kanë konfiskuara lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe marihuanë si dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në dy raste të ndara kanë konfiskuara lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe marihuanë, si dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, këto operacione policore kanë parandaluar qarkullimin transit të narkotikëve nëpër Republikën e Kosovës e njëkohësisht edhe mundësimin e shfrytëzimit për konsumim të brendshëm.

Në rastin e parë bëhet e ditur se hetuesit policorë nga sektori Qendror në Prishtinë kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike, si dhe kanë siguruar të dhënat e veturës që përdorej nga i dyshuari.

Foto: Policia e Kosoves

“Më 06.03.2024, rreth orës 19:00, në PKK-Kullë, kanë ndaluar veturën dhe gjatë kontrollit në brendësi të veturës janë gjetur 12 paketime, që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit heroinë, me peshë të përgjithshme 6314 gramë (6 kg e 314 gr), kurse nga i dyshuar S.T., (viti i lindjes 1949, mashkull kosovar) janë konfiskuar edhe: dy telefona mobilë dhe 585 euro”.

Policia, nën autorizimin e prokurores, ka kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmi të tjera relevante për rastin, si: makineri për presimin e lëndëve narkotike, mikser për përzierje të substancës narkotike, 700 gr heroinë dhe dëshmi të tjera.

Foto: Policia e Kosoves

“Mendohet se vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) euro. I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurores ndalohet deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

Hetuesit nga sektori qendror kanë trajtuar edhe rastin e dytë, ku përmes rrugëve operative hetimore janë siguruar informacionet se disa të dyshuar janë duke bërë shitblerje të narkotikëve.

“Policia ka identifikuar veturën me të cilën po lëviznin të dyshuarit të cilët, më 06.03.2024, rreth orës 16:00 në Prishtinë, janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave që ndodheshin në të është gjetur substancë që dyshohet të jetë lëndë narkotike, (17 gr kokainë, 16 gr marihuanë) dhe 2.335 euro”.

“Policia ka siguruar urdhër-kontroll nga organet e drejtësisë dhe ka realizuar kontrollin në dy prona të të dyshuarit M.J., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: dy qese (doza) me kokainë me peshë prej 2 gramëve si dhe një revole dhe një karikator me 6 fishekë. Gjatë operacionit policor janë arrestuar edhe: B.S., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar). Gjatë realizimit të këtyre rasteve, sektori qendror i hetimeve, ka bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët kufitarë, zyrtarët e rendit, njësitin me qenë-K9 dhe faraniken”.

Sipas policisë, të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika