Punëtorët për mirëmbajtje në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë sot në grevë deri në plotësimin e kërkesave, si shkak i pagave të ulëta.
23 punëtorë të pastrimit kanë nënshkruar një letër ku janë parashtruar kërkesat e tyre për rritje pagash dhe një sosh shqetësimesh janë adresuar si mospagesa për udhëtim, për ushqim, për orë shtesë, si dhe mosrespektimi i pushimit vjetor.
Kompania e Pastrimit “Schafberger”, e cila është në fund të kontratës me Kuvendin e Kosovës, shpreson se në tenderin e ri të realizohen kërkesat e tyre dhe të ketë rritje pagash.
Kjo letër i është drejtuar sekretarit të Kuvendit dhe Ilir Kërçelit, shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.