“Policët në listën e Interpolit”, Qalaj kërkon nga institucionet të marrin masa

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë thirrje që të bëhet e pamundura që tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës të hiqen sa më shpejt nga lista e të kërkuarve e Interpolit – kërkesë kjo e bërë nga Rusia ditë më parë

Rashit Qalaj nga foltorja e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë thirrje që të bëhet e pamundura që tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës të hiqen sa më shpejt nga lista e të kërkuarve e Interpolit – kërkesë kjo e bërë nga Rusia ditë më parë.

Qalaj ka thënë se ekziston rreziku për këta zyrtarë pasi njëri punon në Bërnjak, ndërsa ka kërkuar masa mbrojtëse.

“Bëj thirrje publike si deputet e si qytetar i shtetit të Kosovës, Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme e partnerëve ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën që këta policë, Alban Jetullahu, Besart Ahmeti, Faruk Gashi, të hiqen sa më shpejt që është e mundur nga lista e Interpolit. I bëj thirrje Policisë së Kosovës të marrë masa të nevojshme, sepse njëri nga ta është duke punuar në Bërnjak, dhe duke pasur parasysh kidnapimin e policëve që ndodhi vitin e kaluar, që ju ftoj t’i shtojnë masat e sigurisë për këta policë që janë atje. Asnjë masë, asnjë veprim deri në këtë moment për mbrojtjen e këtyre policëve nuk është ndërmarrë”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

Qalaj ka shpjeguar edhe rastin për çka Rusia ka kërkuar futjen e tyre në listë të kërkimit.

“Para disa ditësh morëm një lajm të keq për futjen në listën e Interpolit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe arsyeja ishte pse ata e kanë zbatuar ligjin. Në ballë të këtyre kriminelëve ka qenë një zyrtar i UNMIK-ut nga Rusia dhe një zyrtar lokal i UNMIK-ut nga komuniteti serb. I kanë prirë turmës duke keqpërdorur imunitetin. Nga vetura e UNMIK-ut është nxjerrë një motosharrë për prerjen e drurëve që në atë kohë drurët përdoreshin për barrikada. Policët që sot janë në listë te Interpolit kanë përdorur forcën e arsyeshme për ta zbatuar ligjin”, ka theksuar Qalaj.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika