Në orët e vona të së enjtes së dy qershorit në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari” është dyshuar për një mjet shpërthyes.
Nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës për media në Aeroportit të Prishtinës nuk është konfirmuar lajmi ende për Portali D.
Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara të Kosovapress njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar një aeroplan.
Nga hyrja VIP është vërejtur një prezencë më e shtuar e njësiteve të policisë, ndërsa në hyrjen e aeroportit është vënë re një situatë e qetë.
Qytetarët janë sugjeruar që të largohen nga zona e udhëtarëve në aeroport.
Së fundmi, disa alarme për bombë ishin dhënë edhe ne Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, por edhe në një shkollë tjetër, por që në të gjitha rastet ka rezultuar alarm i rremë.