Dështon sërish miratimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi ka dështuar sërish miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar përsëri ta miratojë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë seancës të së enjtes, për shkak të mungesës së deputetëve në votim.

Në përpjekjen e parë për të votuar amendamentin e katërt të Projektligjit morën pjesë vetëm 46 deputet, ndërsa në tentimin e dytë vetëm 54, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Kjo është hera e katërt radhazi që Qeveria tenton t’i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

Në votim nuk morën pjesë deputetët nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Po ashtu, në parim u miratua projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, Projektligji për sportin dhe ai për tekstet shkollore.

Ndërsa, për projektligjin për gjendjen civile nuk ka pasur kuorum.

Nuk ka kaluar as propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore të propozuar nga AAK-ja.

Ndërkaq, nuk ka pasur kuorum as për t’u votuar marrëveshjet ndërkombëtare gjatë kësaj seance. Votimi është shtyrë për një seancë tjetër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika