Vriten disa civilë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia i ka vazhduar sulmet kundër zonave civile në Ukrainë të enjten, duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar dëme materiale

Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një qendër tregtare e shkatërruar nga një sulm i ushtrisë ruse në Nikopol, Ukrainë, 6 mars 2024. Foto: Reuters

Rusia i ka vazhduar sulmet kundër zonave civile në Ukrainë të enjten, duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar dëme materiale, thanë ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë.

Së paku dy civilë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në katër rajone të Ukrainës, ndërsa qyteti i portit në Detin e Zi, Odesa, ishte në shënjestër të sulmeve raketore ruse përsëri, thanë zyrtarët rajonalë të enjten.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se një burrë 70 vjeç u vra nga një sulm raketor rus në fshatin Borova, ku gjithashtu tetë civilë, përfshirë pesë fëmijë, u plagosën.

Guvernatori rajonal i Donjeckut, Vadym Filashkin, tha se një person u vra nga granatimet ruse në Netailove dhe tre të tjerë u plagosën. Oleksandr Prokudin, guvernatori i rajonit Herson, raportoi se katër njerëz u plagosën nga granatimet ruse mbi këtë rajon.

Një burrë u plagos në fshatin Bilenka në jug të rajonit Zaporizhja më 6 mars, sipas kryetarit të administratës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov.

Ushtria ukrainase tha se rusi e sulmoi Odesën, mbase duke përdorur raketë balistike, dhe e goditi infrastrukturën e portit.

Këto sulme i kryen një ditë pasi disa njerëz u vranë nga një sulm raketor rus, i cili goditi rreth 500-800 metra larg presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrit grek, Konstantin Mitsotakis, të cilët po e vizitonin Odesën në atë kohë.

Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, shkroi në Telegram të enjten se nga ai sulm “kishte të vrarë dhe të plagosur”, pa treguar numrin e tyre.

Në rajonin veriperëndimor të Rusisë, Vologda, guvernatori Georgy Filimonov konfirmoi të enjten raportimet në media se një dron kishte goditur një fabrikë metalurgjike në qytetin Çerepovets.

Filimonov tha se nuk është raportuar për të vdekur nga ai sulm dhe se fabrika ka vazhduar punën “normalisht”.

Prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, shumë caqe ushtarake dhe fabrika industriale janë sulmuar nga dronët. Kievi rrallëherë i komenton këto sulme. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika