Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rezulton i rrejshëm

Kërcënimi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ishte dhënë të enjten gjatë kohës sa aeroplani ka qenë në fluturim në linjën Romë-Prishtinë, mirëpo ky alarm ka rezultuar të jetë i rrejshëm

Aeroporti "Adem Jashari"

Në orët e vona të së enjtes ishte raportuar për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, por ky alarm në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë policorë, të cilët thanë se është kontrolluar aeroplani si dhe të gjitha bagazhet e udhëtarëve.

Kërcënimi për bombë ishte dhënë gjatë kohës sa aeroplani ka qenë në fluturim, duke krijuar shqetësim tek udhëtarët. Mirëpo zyrtarët policorë thanë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe tashmë gjithçka është në rregull.

“Sonte rreth orës 22:00 kemi pranuar një informacion për një kërcënim me bombë në fluturimin nga Roma për Prishtinë. Menjëherë jemi përgjigjur me të gjitha njësitet relevante. Pasagjerët janë evakuuar dhe janë kontrolluar avioni, bagazhet, nuk ka dalë asgjë. Është alarm fals…”, ka deklaruar shefi i Policisë së Aeroportit, Shpend Maliqi, raporton KP, përderisa në aeroplan ndodheshin rreth 200 udhëtarë.

Edhe pse është raportuar për këtë alarm, nuk ka pasur vonesa në fluturimet e tjera. Ndërsa, tashmë Aeroporti i Prishtinës i është kthyer normalitetit.

Ndryshe, alarmet për bombë janë shpeshtuar periudhën e fundit.

Më 17 dhe 18 maj, në Kosovë është raportuar se ka pasur alarm për mjete shpërthyese në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet.

Alarm i rremë për bombë në Rektoratin e UP-së

Informacioni për mjet shpërthyes në Rektorat ishte pranuar drejtpërdrejt në adresën elektronike të këtij institucioni, ndërsa informacioni për mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda” i kishte ardhur Policisë në email, e cila i evakuoi menjëherë nxënësit.

Policia konfirmon se nuk kanë gjetur mjet shpërthyes në gjimnazin “Xhevdet Doda”

Të dy alarmet rezultuan të rreme.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se janë duke zhvilluar hetime për të dyja rastet, por deri më tani nuk është bërë ndonjë arrestim.

Lidhur me këto raste, Policia nuk ka treguar nëse kanë arritur t’i identifikojnë adresat prej nga kanë ardhur këto kërcënime.

Alarm për bombë në Aeroport: Policia kontrollon një aeroplan

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika