Kontrollit të detajuar të oficerëve të doganës, këtë të enjte i janë nënshtruar barnatoret në veri të vendit.
Atje, zyrtarë të Doganës, të asistuar nga Policia, ishin në kërkim të mallërave të kontrabandurara.
Dhe informacionet e tyre, u konfirmuan në terren.
Fillimisht një barnatore në Mitrovicën Veriore e në një tjetër në Zvecan ata konfiskuan barna të kontrabanduara dhe mallëra të tjera pa prejardhje të deklaruar.
E Doganës kjo informatë për këto mallëra i kishte ardh nga Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë.
“Në Zveçan dhe Zubin – Potok, nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës janë kontrolluar dy lokacione barnatore për prezencë të barnave të kontrabanduara. Këtë informatë Dogana dhe Policia e kanë pranuar nga AKI. Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara në Kosovë”, njofton Dogana e Kosovës.
Në ndëkohë. gjatë aksionit, sipas zv.Drejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, nuk janë hasur pengesa.
“Në rast që kemi të bëjmë me asistencë si në rastin e sotëm, ne ato i ofrojmë pa ndonjë problem. Ajo cka duhet të jetë më e rëndesishme është shtrirja e institucioneve të tjera në veri. Psh, bizneset me u regjistru, ARBK-ja të vijë këndej, ATK-ja”, tha Veton Elshani, zv.drejtor i Pollicisëpër rajonin e veriut.
Dogana, me asistimin e Policisë së Kosovëë, ka shtuar intensitetin e kontrolleve për mallëra të kontrabanduara, që janë hasur në shumicën e rasteve në biznese që operojnë në veri të vendit.