Analisti politik, Visar Ymeri, në “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në raport me marrëdhëniet me ShBA-në ka bërë gabime të jashtëzakonshme.
“Mendoj që është diçka që e dimë për një kohë të gjatë se raporti i kryeministrit Kurti me ShBA-të, veçanërisht, por edhe me partnerët tjerë perëndimorë, nuk është i mirë. Në këtë drejtim, mendoj që kryeministri Kurti ka bërë gabime të jashtëzakonshme”, ka thënë Ymeri.
Ai ka thënë se raporti aktual i Kurtit me aleatët e vendit tonë “na ka sjellur në një pikë që një ndihmë që do të mund të na kishin dhënë në një situatë, mund ta humbim”.
“Kjo do t’i shkaktoj probleme Kosovës pastaj”, është shprehur ai.