Qytetarët e Indisë rrezikojnë jetën për ujë

Në pjesët rurale në Indi ka shumë fshatra të cilat kanë vazhdimisht probleme nga thatësira, gjë që i ka detyruar banorët të ndërmarrin veprime të rrezikshme

Pamje
Pamje shkëputur nga videoja ku qytetarja e Indisë rrezikon jetën për të siguruar ujë

Një video e cila është bërë virale, tregon një grua që ngjitet në murin e një pusi për të siguruar ujë. Kjo video nxjerr në pah mungesën e elementeve vitale në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh-it.

Në Madhya Pradesh, mungesa e ujit është një çështje që përsëritet çdo verë. Megjithëse, qeveria e shtetit ka premtuar furnizimin me ujë nga rubineti për çdo fshat deri në vitin 2024, uji i pijshëm është ende i paarritshëm për miliona njerëz, transmeton “BBC“.

Videoja në fjalë tregon gruan duke zbritur në pus pa litar apo parzmore për të marrë ujë.

Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme, pasi puset dhe pellgjet janë tharë.

Disa zona të tjera në të gjithë Indinë po përballen me krizë të ngjashme të ujit.

Një raport global i vitit 2019 e kishte përmendur Indinë në mesin e 17 vendeve ku “stresi për sigurimin e ujit” ishte “jashtëzakonisht i lartë”.

Raporti thoshte se shtetet e Madhya Pradesh, Punjab, Rajasthan, Uttar Pradesh, Gujarat, Uttarakhand dhe Haryana ishin ndër ato më të goditura nga kriza.

Në Ghusiya, fshatarët e zemëruar kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale këtë vit për të protestuar kundër qeverisë.

“Duhet të zbresim në pus për të mbledhur ujë. Ka tre puse këtu, të gjithë pothuajse janë tharë. Asnjë pompë dore nuk ka ujë,” tha një grua për agjencinë e lajmeve “ANI”.

“Punonjësit e qeverisë dhe udhëheqësit politikë vijnë këtu vetëm gjatë zgjedhjeve. Këtë herë ne kemi vendosur të mos japim vota derisa të kemi furnizim të duhur me ujë,” ka thënë ajo.

3.6 miliardë njerëz kishin qasje jo të përshtatshme në ujë për të paktën një muaj në vitin 2018. Deri në vitin 2050, kjo shifër do të rritet në mbi 5 miliardë. Ky ishte alarmi i ngritur nga Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e OKB -së, e cila e kishte vlerësuar këtë në raportin mbi gjendjen e krizës së ujit në botë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika