Gërvalla e uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për anëtarësimin e Suedisë në NATO, ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar Suedinë pas anëtarësimit të saj në NATO.

Përmes një postimi në platformën X, Gërvalla ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën.

“Pranimi i Suedisë në aleancën e NATO-s është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën dhe arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Në këtë rast historik, i shpreh urimet e mia homologut tim suedez,@TobiasBillstrom, dhe populli mik i Suedisë”, ka shkruar ministrja.

Ndryshe, sot Suedia është bërë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington.

Dorëzimi i dokumenteve u bë në një ceremoni dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Lexo më shumë: Suedia anëtarësohet zyrtarisht në NATO

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka deklaruar se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “dritat udhëzuese” të Suedisë.

Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë mes tjerash se “gjërat e mira vijnë për ata që presin”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika