Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet

Rastin në polici e ka raportuar një person i cili ka treguar se viktima po trajtohej në spitalin rajonal të Gjakovës

Spitali Gjakove

Një person ka vdekur teksa ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Rastin në polici e ka raportuar një person i cili ka treguar se viktima po trajtohej në atë spital.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika