Një i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Rasti mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri.
Në raportin policor thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 07.03.2024 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.