Me thirrjet për siguri e barazi për gratë, nis protesta e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”

Kolektivi 'Marshojmë s'festojmë' në Kosovë, ka protestuar me thirrjet e ndryshme si 'Nuk dua lule, po dua kontratë pune' dhe 'Poshtë Patriarkati', duke kërkuar kështu respektimin e të drejtave të grave

Pamje nga protesta më 8 mars në Prishtinë.

Me thirrjet  “Nuk dua lule, po dua kontratë pune” dhe “Poshtë Patriarkati”,  “Sot marshojmë, përditë luftojmë”,  kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur protestën në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahri Pajaziti”, dhe pritet të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe me thirrjen “Poshtë policia patriarkale” në Stacionin Policor në Prishtinë.

Protestuesit gjithashtu janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Një prej thirrjeve të protestuesve ishte “Duda ku i ki kufijtë”, referuar deputetes Duda Balje për kundërshtimin e saj ndaj Kodit Civil.

Ndërsa, janë dëgjuar edhe porositë: “Poshtë racizmi” e “Poshtë homofobia”.

Pamje e Policisë që pengon protestuesit të hyjnë te dera e Qeverisë.

Përkundër herëve të tjera që marshi ka vazhduar deri në hyrje të Qeverisë, këtë herë është penguar nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se, protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika