Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri - Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok

Mbledhja e KQZ-së

Me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Rekomandimi erdhi nga sekretariati i KQZ-së, pasi ishin verifikuar nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Peticionet për shkarkimin e kryetarëve të veriut kanë kaluar duke marrë numrin e nënshkrimeve të nevojshme.

Komuna e Leposaviqit:

Në Komunën e Leposaviqit lista përmban 3 mijë e 30 nënshkrime të plotësuara në katër faqe të peticionit, kështu rezulton se 2 mijë e 905 nënshkrues janë yqtetarë të Kosovës me të drejtë vote në Komunën e Leposaviqit.

Pra, në këtë komunë numri i votuesve është 13 mijë e 441 votues ku 20 për qind i votuesve i bie të jenë 2 mijë e 689 votues andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve.

Komuna e Zubin Potokut:

1 mijë 576 nënshkrime të plotësuara në 158 faqe. Pas krahasimit rezulton se 1 mijë e 380 nënshkrues janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Komunën e Zubin Potokut.

Numri i votuesve për komunën e Zubin Potokut është 6 mijë e 732 votues ku 20 për qind e votuesve i bie të jenë 1 mijë e 347 votues, andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuara për Peticion.

Komuna e Zveçanit:

Verifikimi i Peticionit nga Komuna e Zveçanit lista përmban 1 mijë e 834 nënshkrime të plotësuara në 185 faqe. Pas krahasimit në të dhënat e votuesve që është ekstrakt i regjistrit qendror civil të bazuara në numrin personal rezulton se 1 mijë e 714 nënshkrues janë qytetarë  të Kosovës me të drejtë votë në Komunë e Zveçanit.

Numri i votuesve për Komunën e Zvecanit është 7 mijë 52 votues ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jenë 1 mijë e 411 votues, andaj këto nënshkrime përbëjnë numrin e kërkuar të kërkuar për peticion.

Komuna e Mitrovicës së Veriut:

Komuna e Mitrovicës së Veriut, sipas shkresës njoftuese të kryesuesit të Kuvendit komunal lista përmban 4 mijë e 148 nënshkrime të plotësuara në 423 faqe. Pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve që është ekstrakt i regjistrit qendror civil të bazuar në numrin personal rezulton se 3 mijë e 653 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Andaj numri i votuesve për Komunën e Mitrovicës së Veriut është 18 mijë e 199 votues ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jenë 3 mijë e 640, andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuara në peticion.

Mbledhja e nënshkrimeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, u bë janarin e këtij viti.

Ndryshe, kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika