Rama mban fjalim si President i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur fjalimin si President i Këshillit të Sigurimit më 2 qershor 2022

Edi Rama në fjalimin e tij si President i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur fjalim të enjten e 2 qershorit në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pasi Shqipëria ka marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Fjalimi i Edi Ramës është fokusuar te lufta në Ukrainë:  “Ky është vetëm fillimi i Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe menjëherë sjellim tashmë për diskutim në Këshill një çështje të rëndësisë së lartë, llogaridhënien”

“Pas pak minutash do të kem nderin dhe kënaqësinë të kryesoj në emër të Presidencës shqiptare një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”.

“Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së OKB-së, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e sistemit të OKB dhe i veprimit shumëpalësh janë në zemër të politikës së jashtme shqiptare, e po kështu, janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë kryeministri Rama.

Edi Rama në fjalimin e tij si President i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Edi Rama ka thënë se pasojat e luftës në Ukrainë kanë shkaktuar pasiguri ushqimore që mund të bëhet një çështje kyçe për Kombet e Bashkuara dhe vendet e saj anëtare.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e kërcënime të shumëfishta për mbarë botën, e ka përforcuar edhe më tej këtë nevojë”

“Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, për shkeljet masive, përshirë llogaridhënien e individëve në kuadër të së drejtës penale, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut te drejtësia dhe tek institucionet e sigurisë përfshirë Këshillin e Sigurimit, dhe për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Rama.

Kryeminstri ka theksuar se çështja e llogaridhënies është në qendër të masave të bashkësisë ndërkombëtare

“Së pari, të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtete dhe ato që veprojnë për llogari të tyre për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”.

“Së dyti, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies, jo vetëm në nivel shtetëror, por po kështu në atë rajonal dhe ndërkombëtar”

“Së treti, ta orientojmë vëmendjen te viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Është thelbësore për të vënë në vend të drejtat dhe dinjitetin e viktimave dhe të afërmve të tyre. Është po kështu kritike për të çuar më përpara paqen dhe pajtimin”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se akterët e krimit nuk mund të lihen të lirë.

“Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal, global e për ta mbrojtur dhe për të nxitur të drejtat e njeriut kudo”

Rama ka shtuar se duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta bëjmë botën gjithnjë e më të vogël për shkelësit, duke përdorur mjetet dhe mekanizmat e llogaridhënies përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori”, ka thënë Rama.

Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga 1 qershori, për një muaj.

 

Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika