Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje.
Viktima e ka raportuar rastin në Polici fillimisht, më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.