Kryetari i Odës Ekonomike thotë se tensionet në veri e masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se tensionet në veri e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e investitorëve potencialë, ndërkaq kërkon më shumë angazhim në përmbyllje të dialogut me Serbinë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Mungesa e investimeve të huaja ka dëmtuar tejmase Kosovën, ndërsa dëm po aq të madh po i sjellin edhe tensionet në veri.

Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Rafuna ka deklaruar se tensionet në veri e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e investitorëve potencialë, ndërkaq kërkon më shumë angazhim në përmbyllje të dialogut me Serbinë.

“Tek pjesa investimeve kemi nevojë shumë, është e vërtetë që nuk qëndrojmë mirë, sidomos me miq shumë kualitativë, kuptimin që me sjell prodhues, me sjell brende që janë të njohur jo vetëm në Evropë po edhe më gjerë. Pra brende që janë të njohura botërisht, të cilat neve nuk kishin me na sjell vetëm të mira materiale në kuptimin e makinerisë por do të na kishin sjell edhe njohuri domethënë kohën e njëjtë do të na kishin shërby edhe për të mirë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës dhe për të përçuar një mesazh edhe të investitorë të tjerë që Kosova është një vend stabil”, thotë Rafuna, teksa thekson nevojën për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë.

E për ta bërë këtë, Rafuna kërkon përmbyllje të dialogut me Serbinë.

“Çështjet e hapura që i kemi me Serbinë, ne duhet të i mbyllim sa më shpejtë që është e mundur në mënyrën më të mirë të mundshme me njohje, me marrëveshje finale për njohje të ndërsjelltë domethënë edhe Serbia me na njoft si shtet, edhe na me njoft Serbinë si shtet, ashtu siç ka qenë qëllimi prej fillimi”, u shpreh Rafuna.

Duke folur për tensionet që ndodhën viteve të fundit në Kosovë, Rafuna i sheh të dëmshme për investitorët e huaj.

Thotë se në mediat ndërkombëtare Kosova paraqite si “shtet jostabil dhe me tensione”.

“Tensionet që ndodhin në Kosovë pa dyshim që nuk janë një mesazh i mirë për investitorët e huaj. Dihet që mediat botërore thuajse hiq ose rrallë shumë japin lajme të mira ose mesazhe që Kosova është një vend me një rini shumë të mirë ose që Kosova ka një potencial të mirë për të thithë investime të huaja, por zakonisht ato i paraqesin fotografitë kur ka tensione, kur mbyllet një rrugë ose siç e kishim rastin e  sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e ekstremistëve serb në pjesën veriore dhe një investitor i huaj, një qytetar i huaj, ai nuk e dinë siç është gjendja çfarë lloj incidentesh janë ato dhe kështu që njëfarë forme sikur hezitojnë me ardhë me investua në Kosovë”, u shpreh Rafuna.

Ndërsa dëmet e shkaktuara prej masave të Bashkimit Evropian kapin shifrën e 300 milionë euro, kjo shumë, thotë Rafuna shkon duke u rritur çdo ditë.

Për këtë ai kërkon koordinim nga institucionet kosovare me ato ndërkombëtare.

“Kërkesa jonë është edhe ndaj institucioneve këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto masa të largohen sa më shpejtë, kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që të i plotësojnë kushtet që kërkohet mënyrë që të largohen sa më shpejt këto masa se jo vetëm që po ndikojnë që ne mos me thith burime mos me thith projekte, projekte që deri më tani sipas informatave që i kemi sillen rreth 300 milionë, mirëpo kjo shkon duke u rritur për arsye se çdo muaj vinë projekte të reja që ne nuk mund t’i marrim se nuk mund të implementojmë për shkak të masave që janë vendos”, thotë Rafuna./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika