Një person është ndaluar nga policia në Prishtinë të premten.
I njëjti është arrestuar pasi që në veturën të cilën ishte duke drejtuar policia i gjeti edhe lëndë narkotike të llojit kokainë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se sasia e konfiskuar e kokainës sipas policisë ishte 15 gram.
Në anën tjetër i njëjti pasi ishte identifikuar edhe nga ana e policisë, doli se kishte edhe një urdhëresë aktive.
Ai është intervistuar nga policia dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit teksa rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, dhe gjatë kontrollit njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari pas intervistimit dhe verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresës aktive. Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.