Kryeziu – Hyseni reagon për djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit

Lidhur me djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka reaguar deputetja nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryeziu - Hyseni

Arbreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e LVV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, ka reaguar lidhur me djegien e dyqanit së nënkryetares së Zveqanit, Natasha Tomaniq.

Kryeziu – Hyseni, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se për këtë çështje Beogradi nuk shqetësohet dhe se sipas saj, prandaj nuk ka reagim as nga ndërkombëtarët.

“Dyqani i Natasha Tomanic është djegur dje. Ajo është nënkryetare e komunës së Zveçanit – një serbe kosovare me poste publike. Beogradi duket se nuk shqetësohet, prandaj as komuniteti ndërkombëtar. A është kështu @USAmbKosovo @GermanAmbKOS @EUAmbKS @Olivier_Guerot?”, ka shkruar ajo.

Sot Lista Serbe ka dënuar “insinuatat dhe akuzat e rreme” ndaj këtij subjekti politik lidhur me djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq më 8 mars.

Lista Serbe hodhi dyshime për motivin e zjarrit në lokalin në pronësi të Tomaniqit, duke thënë se ka paralajmërime se në atë vend do të ndërtohet një lokal edhe më i madh “me njerëzit nga jugu dhe me paratë e Prishtinës, pa leje, dhe kushedi se për çfarë qëllimi dhe për këtë Lista Serbe fajësohet politikisht”.

Tomaniq ka akuzuar Listën Serbe lidhur me djegien e dyqanit.

Lexo më shumë: Lista Serbe mohon akuzat e nënkryetares së Zveçanit për djegien e dyqanit

Ajo, për Dukagjinin, ka deklaruar se dyshon që motivi i zjarrvënies është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës.

Pamje nga lokali i djegur i nënkryetares së Zveçanit, 8 mars 2024.

Nënkryetarja e Zveçanit ka theksuar se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “elementet kriminale” në Zveçan për këtë ngjarje.

“Ky duket të jetë ‘urimi’ i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga strukura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika