Dikur kishte marr vendime që i kishin ndryshuar jetët e njerëzve, por sot një vendim që u morr për të po i ndikon atij.
Dikur gjyqtar e sot pensionist, Xhemil Elshanit shteti nuk po ia njeh kontributet, rrjedhimisht nuk po mund ta marr pensionin parcial siç është quajtur, ani pse Ligji për Skemën Pensionale është miratuar vitin e kaluar.
“Kam qenë gjyqtar i Gjyaktës Komunale të Prizrenit në vitet e 90-ta ashtu që në mënyrë të dhunshme nga organi i gjykatës jam përzënë dhunshëm, aq i dhunshëm ka qenë largimi sa në zyre më kanë mbetur edhe gjërat personale“, tha Xhemil Elshani, ish-gjyqtar pensionist.
Xhemilit po i kërkojnë një dëshmi që i njëjti është larguar dhunshëm nga puna nga ish regjimi.
‘Unë këtë dokument nuk kam mundur a siguroj sepse në momentin e largimit organi i dhunshëm nuk ka lëshuar kurrfarë dokumenti”, tha Elshani.
Shqetësuese këtë e sheh edhe avokati Valdet Hoxha që vlerëson se shteti po vazhdon diskriminimin e kategorisë së punonjësve të viteve të 90-ta.
“Është një absurditet i llojit të vetë pasi ansjë nga punonjësit, të cilit janë larguar dhunshëm, nga masat serbe nuk I është lëshuar vendim për largim, prandaj është një lojë normash e kriteresh që vazhdon ti diskriminojë këtë kategori që ka nevojë për ndihmë dhe jo tallje me ta”, tha Valdet Hoxha, avokat.
E ai që kishte ngritur më së shumti zërin në Kuvend deri sa ky ligj u votua, e edhe pas votimit ka pasur kritika duke e dërguar sërish tek Avokati i Popullit, deputeti Shemsedin Dreshaj, thotë se këto kritere janë një lojë e qeverisë aktuale që të pamundësojë pensionet.
Lidhur me këtë problematikë dhe nëse do të ofrojnë ndonjë zgjidhje për personat që e kanë të pamundur të dëshmojnë largimin e dhunshëm nga puna nga ish regjimi, qw nga e hëna Ministria e Financave nuk kanë kthyer përgjigje.