Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje ka përmbledhur të gjtha projektet që janë duke u punuar.
Kurti, këto ditë i ka cilësuar si shumë dinamike, dhe se sipas tij punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor.
“Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
Kryeministri ka treguar se në vendin tonë po zhvillohet punë intensive ngado.
“Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intenzive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas”.