Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë këtë të shtune në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.
Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.
Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes, ndërsa deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it.
Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.