Anija ushtarake amerikane niset në Gaza për të ndërtuar portin

FOTO:BBC

Një anije ushtarake amerikane është nisur drejt Lindjes së Mesme me pajisje për ndërtim të portit të përkohshëm në brigjet e Gazës.

Siç raporton BBC, anija është nisur nga një bazë ushtarake në Virxhinia të shtunën.

Anija është nisur pas njoftimit të presidentit Joe Biden, i cili këtë javë tha se ShBA-ja do ta ndërtojë portin për të ndihmuar dërgimin e ndihmave në Gaza përmes detit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se fëmijët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria.

Dhënia e ndihmave nga toka dhe ajri ka rezultuar e vështirë dhe e rrezikshme.

“Anija amerikane u nis më pak se 36 orë pasi Bideni e dha njoftimin”, ka shkruar Komanda Qendrore e SHBA në platformën X. “Ajo po mban pajisjet e para për të krijuar port të përkohshme që ofron furnizime jetike humanitare në Gaza”, thuhet më tej në deklaratë.

Pentagoni ka thënë se mund të duhen deri në 60 ditë për ta ndërtuar portin me ndihmën e 1000 trupave.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika