Ai ka potencuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini se gjyqtari në VAR, Valon Bajgora, është dashur të thërras gjyqtarin kryesor, Erdall Zasella, në rastin e dyshimtë për penallti.
Hajdari ka pretenduar se ka qenë penallti e pastër.
“Në bazë të kësaj videos, dora është e hapur, nuk është dora duke tentuar të largohet nga topi, por dora është duke e lypur topin. Në këtë rast është dashur të jepet penallti. Kemi të bëjmë me një penallti të pastër. Valon Bajgora është dashur ta thërras kur e ka parë që gjyqtari nuk e ka dhënë penallti. Nëse do ta kishte parë aksionin gjyqtari kryesor ndoshta e kishte referuar vetë penallti,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.