Një nga rastet që ngjalli më së shumti debat ishte ai i Prishtinës në ndeshjen kundër Dritës, ku kryeqytetasit kërkuan penallti në pjesën e parë.
Trajneri dhe analisti i futbollit, Liridon Leci, ka thënë se ka informacione që gjyqtari, Valon Bajgora, nuk ka qenë duke e shikuar rastin në VAR,.
“Kam informacione se VAR-i këtë situatë nuk e ka parë sepse ka qenë duke shikuar një situatë tjetër. Kjo më ka bërë shumë përshtypje. E kam informacion të sigurt 100%, prej referave që kanë qenë brenda,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.