Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, ambasadorit Hargreaves, Krasniqi i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të PDK-së për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë.
“U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves, ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.