SHSKUK përfundon ekzaminimin e kandidatëve për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës

Nga 10 maji deri më 2 qershor, SHSKUK ka përfunduar ekzaminimin sistematik mjekësor të 522 kandidatëve për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës

SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se ka përfunduar me sukses ekzaminimet sistematike mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinj.

Në këto ekzaminime sistematike mjekësore përfshihen testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, në përputhje me marrëveshjen që kishte me Policinë e Kosovës.

Ekzaminimet kanë filluar më datën 10 maj dhe kanë përfunduar më 2 qershor 2022, gjithsej, janë ekzaminuar 522 kandidatë.

SHSKUK

SHSKUK njofton se në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefa të shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë dhe laborantë e infermierë.

Ekzaminimet mjekësore sistematike janë në koordinim nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Kajtazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës. Haliti dhe Kajtazi kanë përcjellë dhe ndihmuar në këtë proces.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika