Cristiano Ronaldo, përsëri tha se gjesti që e la të përjashtuar dhe gjobitur në Ligën Pro Saudite është “shumë normal” në Evropë.
Doli në fund të shkurtit se Ronaldo po përballej me një hetim pasi iu përgjigj thirrjeve të tifozëve të ‘Messit’ duke e shtyrë vazhdimisht dorën para ijeve të tij pas fitores 3-2 të Al Nassr ndaj Al Shabab.
Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester United u dënua me një ndeshje dhe u gjobit nga Komiteti Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.
“Ajo që bëra ishte një keqkuptim. Unë gjithmonë do të respektoj kulturat e të gjitha vendeve, siç i kam respektuar edhe sot e kësaj dite, por jo gjithmonë ajo që njerëzit shohin është realitet”.
“Siç thashë dhe do ta them sërish, është e qartë që nuk do ta bëj më në këtë vend, por në Evropë është shumë normale”.`
“Ndonjëherë pasioni dhe emocionet e lojës na bëjnë të bëjmë disa gabime. Sa herë që i bëj nuk e bëj me qëllim. Çdo ditë përpiqem të jem një njeri më i mirë”., ka deklaruar futbollisti Ronaldo.