Nagavci nuk raporton në Komisionin për Arsim, kritikohet nga LDK-ja

Ministrja Arbërie Nagavci nuk është duke marrë pjesë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, e ky veprim i saj është kritikuar nga partia opozitare - LDK

Pamje nga mbajtja e komisionit. Foto: Kallxo.com

Sot është mbledhur Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. Aty po tregohet gjendja e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve.

Në këtë komision nuk është duke marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila më herët kishte thënë se do të raportonte.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka ngritur shqetësimin që, sipas saj, në një diskutim aq të rëndësishëm për arsimin pse nuk po merr pjesë ministrja Nagavci.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Ardian Gola, ka thënë se ministrja nuk është e pranishme, sipas tij, shkak ishte agjenda e planifikuar.

Lidhur me këtë, Dumoshi u shpreh se kjo nuk është arsye.

“Nuk është arsye. Nëse tjerave hera nuk do të vjen, ju lutem mos e vendosni në agjendë”, ka thënë Dumoshi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika