Meteorologu Mendim Rugova në një intervistë në emisionin “Rreth e rrotull” në “TV Dukagjini” ka thënë që muaji shkurt ka qenë i thatë por në ditën e djeshme në stacione të ndryshme në Kosovë janë akumuluar 15-20 ml të reshura që i bie të jenë gjysma e sasisë të reshurave për muajin mars.
Prilli dhe Maji janë muajt që do të vazhdojnë stuhitë sepse moti është i ndryshueshëm dhe ka depërtime të cikloneve atlantike ka thënë meteorologu.
Rugova gjithashtu tha se tashmë në bazë të Organizatës Botërore Metrologjike është vendosur të emërtohen stuhitë me qëllim që të dihet periudha se kur ka ndodhur ajo stuhi.
Për emrat e stuhive në pjesën e Mesdheut Perëndimor vendosin Agjencionet Metrologjike të Spanjës, Portugalisë, Italisë, për Mesdheun Lindor vendosin Izraeli, Greqia dhe disa shtete të rajonit. Për pjesën jug-perëndimore vendosin Anglia, Irlanda dhe për pjesët më qendrore vendosë Gjermania.
Shkurti i vitit 2024 në Prishtinë më i ngrohti që nga viti 1949
Përmes grafikës meteorologu i njohur Rugova tregoi që në Prishtinë muaji shkurt i vitit 2024 sa i përket temperaturave mesatare ditore ka qenë muaji i dyt më i ngrohti që nga viti 1949.
Madje edhe në krahasim me shumë shtete të rajonit, shkurti i vitit 2024 në Prishtinë ka qenë më i ngrohti. Ngjashëm edhe sa i përketë dimrit që lamë pas.
Muaji mars sipas Rugovës parashihet të ketë reshje të lehta rreth vlerave normale, kurse sa i përketë reshjeve të borës pritet të ketë ende në zonat malore aty ku ka më shumë lartësi e në ultësira duket që nuk do të ketë.
Sa i përket vikendit të ardhshëm, moti do të jetë me temperatura të larta diku rreth 13-14 °C , mirëpo e diela mund të ketë reshje lokalet të shiut ka thënë Rugova në TV Dukagjini.