Të shtunën mbrëma, boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë në Bielefeld të Gjermanisë
Ai është qëlluar në rrugë gjersa ishte duke dalë nga një restorant.
Lexo më shumë: Vritet boksieri shqiptar në Gjermani
Dy të dyshuarit për vrasjen e Nimanit tashmë janë shpallur në kërkim nga policia gjermane, dhe emrat e tyre janë: Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.
Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia janë duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që të gjejnë dy të dyshuarit për vrasjen e boksierit, Besar Nimani, sipas mediumit gjerman “Presseportal”.
“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan “Presseportal”.
Tutje thuhet se banesat e të dyshuarve në Bielefeld janë kontrolluar nga njësitë speciale natën e krimit.