Gashi nuk pajtohet me Escobar-in për Asociacionin: E kam problem kur prona i bartet Serbisë

Analisti, Astrit Gashi, nuk pajtohet me prezantimin e Asociacionit nga emisari amerikan, Gabriel Escobar si të parëndësishëm dhe pandikim

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së martë, e ka prezantuar Asociacionin “si të parëndësishëm dhe pandikim” ka thënë analisti Astrit Gashi, duke treguar se në këtë pikë nuk pajtohet me emisarin amerikan.

Sipas Gashit, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është problemi më i madh dhe jo vetëm “thjesht një mundësi për komunat me shumicë serbe që të koordinohen”, siç tha Escobar-i.

“Janë dy pika me të cilat nuk pajtohem me deklaratat e Escoabar-it. Dhe ka të bëjë me Asociacionin. Unë nuk mendoj që Asociacionin çfarë është prezantu është kaq i parëndësishëm dhe i pandikim saqë thotë zoti Escobar. Unë s’do të kisha fare problem nëse do të jepshin kompetenca shtesë ta zëmë për një interes më madh, komunave serbe. Dhe të themi e kisha përbi më një lehtësi më të madhe, faktin që grumbullohen komunat dhe po formojka një asociacionin, që unë besoj që është në kundërshtim me Kushtetutën e sotme. Por, unë e kam një probleme shumë të madhe kur prona i baret Serbisë si formë private, edhe në sistemin shkollor, kur sistemi paralel i edukimit i shëndetësisë bartet si pronë e Serbisë dhe udhëhiqet sikur me qenë institucion publik i Kosovës. Pra, këtu unë e kam problem.

Pra, këtu zoti Escobar nuk ka të drejtë në përshkrimin e tij, unë e kuptoj nga narrativa e tij e një shikimi i të gjithë rajonit, por unë po e shikoj vendin tim dhe ajo është problematik. Edhe jashtë kushtetuese, nuk përfshihet në Kushtetutë.. Problem i madh është Asociacioni, sesa dinari”, ka thënë Gashi, në “Debat Plus”.

Escobari ka thënë se Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Srpska dhe se në statut të tij nuk ka një autoritet ekzekutiv.

“Është thjesht mundësia për komunat, komunat me shumicë serbe që të koordinohen në gjuhën serbe për qytetarë të Kosovës. Është ligjërisht i obligueshëm. Kemi dëgjuar shumë arsye pse s’është dërguar në Kushtetuese, apo ecur përpara, por ne i refuzojmë të gjitha, duhet të ecë përpara sa më parë. Besojmë që e gjithë çështja e dinarit do të zgjidhej përmes Asociacionit”, ka thënë Escobar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika