Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident pas mesnatës të së martës në Klinë.
Në raportin 24-orësh thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa tre të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Në aksident kanë marrë pjesë dy vetura.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.