Objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik është përfshirë nga flakët mëngjesin e së mërkurës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur Kanun Veseli nga Policia e rajonit të Ferizajt.
Ai ka theksuar se po dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga 3 persona.
Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.
“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik, ishte një zjarrvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate”, ka thënë Veseli.
Më tutje, ai ka thënë se hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejt të këtij rasti.
“Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intensive. Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejt të këtij rasti”, ka vijuar ai.