25 – vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, Kurti: Theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për të gjitha viktimat

Në 25-vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar e nderuar civilët e vrarë, derisa ka theksuar domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për 25-vjetorin e masakrës në tregun e gjelbër në Mitrovicë, ka theksuar domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë.

Kurti ka thënë se në këtë ditë nuk ka si të mos na vije në mendje masakra në tregun Markale në Sarajevë, që sipas tij, ishte një nga krimet më të rënda gjatë rrethimit të qytetit në vitet 1992-1995.

“Këto masakra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se sulmi me granata supozohet të ketë ardhur nga një objekt ushtarak, ku ishin të vendosura forcat serbe gjatë luftës 1998-99. Në atë vend tashmë qëndron kampi i Policisë së Kosovës.

“Në përvjetorin e 25-të ishim në Mitrovicë për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë nga forcat e Serbisë. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, si dhe deputetë të Kuvendit, vendosëm lule të freskëta para pllakës përkujtimore të kësaj masakre”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit.

Ai ka shtuar se qoftë i përjetshëm kujtimi për të vrarët: Abaz Mecinaj (1944), Ahmet Strana (1941), Elizabeta Hasani (1994), Ragip Bajrami (1946), Rrahim Peci (1934), Sevdije Selani (1949) dhe Valdete Strana (1977).

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 25 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Lexo më shumë: 25 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë të tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 25 vjet më parë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika