Guvernatori i BQK-së: Nuk jemi ndikuar nga masat e BE-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se nuk janë ndikuar nga masat e Bashkimit Evropian

Foto: EO

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, sot ka raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është diskutuar për MSA-në dhe rregulloret e BQK-së.

Ismaili ka thënë se BQK-ja nuk është ndikuar nga masat që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

Ai para deputetëve, sa i përket MSA-së, ka folur për veprimet që BQK-ja ka ndërmarrë sa i përket kësaj çështjeje.

“Në kuadër të MSA-së, BQK-së rrjedhin veprimet në fushën e shërbimeve financiare dhe përafrim e kuadrit ligjore me BE-në…”, ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, e ka pyetur Ismailin se a është ndikuar BQK-ja nga masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Ai është shprehur se BQK-ja ka qenë qëllimshëm e përjashtuar nga kufizimet e vendosura dhe se ato masa nuk kanë pasur ndikim në BQK.

“Sa i përket masave, ne si BQK nuk kemi ndonjë impakt direkt, ne kemi vazhduar me bashkëpunimin tonë me partnerët tonë, me BE-në, dhe bankat partnere pa asnjë kufizim. BQK-ja ka qenë po besoj qëllimshëm e përjashtuar nga çfarëdolloj kufizimi. Kështu që, ne kemi vazhduar të marrim asistencat e nevojshme, të jemi pjesëmarrës të gjithë dinamikës që ka qenë e paraparë, me këtë rast i falënderoj që ndikimet e tjera jashtë Bankës Qendrore nuk kanë reflektuar në cilësinë e bashkëpunimit tonë”, ka thënë tutje ai.

Ismaili ka shtuar se nuk ka qenë e nevojshme shkuarja në Bashkimin Evropian, derisa theksoi se gjatë takimit, BQK-ja ishte e vetme.

“Ne kemi diskutuar për rregulloren tonë dhe këtë e kemi bërë me të gjithë akterët”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk kanë negociuar asgjë.

“Ne jemi të gatshëm të argumentojmë vetëm vendimin tonë për  rregullorën. Nuk është hap tema e dinarit. Nuk kemi frikë të themi të vërtetën”.

Guvernatori i BQK-së, po ashtu, është pyetur nëse Kosova duhet të ketë valutën e saj. Për këtë ai është përgjigjur duke thënë se Kosova ka të drejtë të ketë vetëm një valutë.

“Kosova ka të drejte të ketë vetëm nje valutë. Unë nuk kam një mendim të prerë nëse duhet të kemi valutë tjetër tonë. Dhe nëse ne duhet të vendosim për një valutë të Kosovës duhet pastaj të ndryshojmë disa gjëra”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika