Fehmi Mehmeti, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka pritur të premten Andrea Carlo Biggi, ambasador i Australisë i akredituar për Kosovë. Mehmeti dhe Carlo Biggi kanë diskutuar për zhvillimet mikroekonomike në Kosovë, por u fokusuan më shumë në aspektin bankar dhe financiar.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se aspekti financiar në Kosovë është në gjendje të mirë dhe ka rritje të aktivitetit të tij, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.
Mehmeti ka theksuar se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.
Në njoftimin për media të Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi ka vlerësuar lart punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar.