Kryetarja për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,(AKI), Ganimete Musliu, të premten ka thënë për mediat se inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.
“Ramadani i është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht Gjykatës Speciale dhe e ka përfunduar procesin e intervistës, domethënë i është përgjigjur pozitivisht ftesës”, ka thëne Musliu.
Ne fletëthirrjen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar precizohet se Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “ të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë edhe fotografi dhe te dhëna tjera nga periudha nga 1 janari 1998 deri 31 dhjetor 2000”.
Zyra e Prokurorit të Specializuar thërret Ramadanin në cilësinë e dëshmitarit