“Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë”, kështu e nisi një shkrim siç duket jo fortë të lehtë, në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musli-Shoshi.
Muslu-Shoshi shkruan se është e pafalshme humbja që Albini[Kurti] me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progresin drejt rrugës euroatlantike.
Sipas Muslu-Shoshit “vetëm për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet”.
Deputetja e PDK-së vazhdoi duke thënë se “në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër por me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet”, ka shkruar ajo në Facebook.