Escobar thotë se duhet një zgjidhje urgjente për vendimin e dinarit

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, ka thënë se komuniteti serb në Kosovë po vuan nga vendimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e dinarit në territorin e Kosovës

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, gjatë vizitës së tij në Pejë, ku është takuar me kryetarin Gazmend Muhaxheri, ka thënë se komuniteti serb në Kosovë po vuan nga vendimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cili ndaloi përdorimin e dinarit në territorin e Kosovës.

Escobar ka thënë se në Pejë ka qëndruar për t’i dëgjuar rrëfimet e qytetarëve se si janë ndikuar nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

“Këtu ka një komunitet që po vuan vërtet. Ka njerëz që përballen me probleme reale për shkak të mungesës së mundësive për të marrë pensione. Kështu që, unë me të vërtetë dua të punoj me Qeverinë e Kosovës, me shpresën për të gjetur një zgjidhje urgjente”, tha Escobar për Radio Gorazhdevac.

Diplomati amerikan theksoi se serbët në Kosovë duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.

“Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë, dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”, u shpreh emisari amerikan.

Ai shtoi se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe se për këtë do të vazhdohet të punohet.

“Ndërkohë, në një afat më të gjatë, ne ende duhet të punojmë shumë për të zbatuar marrëveshjen historike të normalizimit që arritëm marsin e kaluar”, tha ai.

Escobar ka thënë të mërkurën pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ai i hodhi poshtë pretendimet e presidentes Osmani se BE-ja po tregon mungesë të qasjes së barabartë në ndërmjetësimin e dialogut.

Escobar viziton Manastirin e Deçanit

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika