Është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që nderon sakrificën e tij dhe të familjes.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Komandant, Prishtina të pret! Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit”, ka shkruar Rama.
Rama ka thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së familjes Jashari, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e vendit.